QKUK: Lind gruaja e infektuar me Coronavirus, priten rezultatet për foshnjën

QKUK: Lind gruaja e infektuar me Coronavirus, priten rezultatet për foshnjën

Mbrëmë në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur një grua e cila kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Insajderi.

Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën.

“Për momentin e kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen është ende Covid pozitiv, ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar…Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vital”, ka thënë Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës Gjinekologjike.

Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente.

Ismajli u ka bërë thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar./Insajderi.com