Tragjedia në Lipjan

Ndalohen tetë persona për vrasjen dhe plagosjet në Lipjan

Ndalohen tetë persona për vrasjen dhe plagosjet në Lipjan

Janë ndaluar tetë persona për një vrasje dhe gjashtë plagosje që ndodhën sot, e premte, herët në mëngjes, në fshatin Hallaq të Madh në Lipjan, njofton Insajderi.

Ndalja është bërë nga pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar.

Të ndalurit dyshohen për vepra të ndryshme si “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, kurse katër persona janë të dyshuar për veprat penale “Ndihma”, dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga prokuroria./Insajderi.com

VRASJA NË LIPJAN – “I VRARI ERDHI NGA ZVICRA, DY FAMILJET KISHIN EDHE BIZNESE SË BASHKU”