Akuza të vërteta

Besnik Tahiri: Ka pasur disponim për shkëmbim territoresh, Haradinaj e ka ndalur

Besnik Tahiri: Ka pasur disponim për shkëmbim territoresh, Haradinaj e ka ndalur

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ka pasur disponim për ndarje të Kosovës, por ish kryeministri Hradinaj e ka ndalur duke u shndërruar në mur të zjarrtë të pakalueshëm, njofton Insajderi.

I pyetur nga se a ka pasur një plan real për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, meqë kryeministri shqiptar, Rama ka thënë se ajo ide nuk ka ekzistuar kurrë? – Tahiri ka theksuar “se kjo gjë vërtetohet shumë thjeshtë, merrni dhe dëgjoni deklarimet e Mogerinit e cila është shprehur se BE  e pranon çdo lloj marrëveshje që pala shqiptare dhe serbe bijën dakord, por agjendën e ndarjes e ka ndaluar Ramush Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër”.

Ish kryeministri Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë shkëbyer akuza të ndërsjella duke e akuzuar njeri tjetrin për çështjen e kufjeve të Kosovës.

Haradinaj e ka akuzuar Ramën se ka çuar përpara agjenda të shkëmbimit territorial të Kosovës, ndërsa Rama e ka quajtur Haradinajn gënjeshtar dhe madje ka ngritur edhe padi ndaj këtij të fundit./Insajderi.com