Gjykata Speciale e ka ftuar edhe një kosovarë, ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu të paktën njofton nënkryetari i Organizatë së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj,
“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.
Haradinaj nuk ka treguar edhe se në çfarë cilësie është ftuar Ajeti.
Specialja ditë më parë ngriti aktakuzë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Kujtojmë se OVL e UÇK-së do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales./Insajderi.com