Opinioni politik dhe publik është tronditur sërish nga përgjime të reja në Maqedoninë e Veriut. Këtë radhë pjesë e përgjimeve është kryeministri në detyrë, Zoran Zaev.
Në kanalin YouTube nga përdoruesi “Brane Kapital” sot janë publikuar përgjime të reja ku në bisedën e publikuar janë të përfshirë kryeministri në detyrë Zoran Zaev dhe Aleksander Verushevski, njofton Insajderi.
Në këtë incizim, Zaev dëgjohet duke thënë se posedon kapital prej 8,5 milionë eurosh dhe shton më pas se nuk ka nevojë për përkrahjen e ish-kryetarit të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe se ai dhe njerëzit e tij tashmë nuk kanë asnjë ndikim.
Zoran Zaev ishte personi i cili kishte shkaktuar një bujë të madhe me publikimin e përgjimeve nga vitit 2015, ku në atë kohë kishin dalur shumë biseda të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. /Insajderi.con