Gjilani shumë i prekur nga COVID-19, 53 raste aktive

Gjilani po përballet me coronavirusin si njëra ndër komunat më të prekura.

Gjilani shumë i prekur nga COVID-19, 53 raste aktive

Komuna e Gjilanit është ndër komunat më të prekura nga coronavirusi, tashmë 53 raste në këtë komunë janë 53 raste aktive

Në ditën e 117 të përballjes me pandeminë globale, ka gjithsej 186 raste pozitive, prej të cilave 129 janë shëruar plotësisht, 53 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore dhe fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetë deri më tani.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që edhe më tutje nivelin e kujdesit ta kenë maksimal sepse siç ka thënë ai, asgjë nuk ka përfunduar dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për masat mbrojtëse është e vetmja zgjidhje dhe e domosdoshme karshi armikut të pamëshirmshëm Covid-19, thuhet ndër tjerash në kumtesen komunale. /Insajderi.com/