“Interpoli” afron sërish Vetëvendosjen me Ramush Haradinajn

“Interpoli” afron sërish Vetëvendosjen me Ramush Haradinajn

Zgjedhjet e vitit 2014 kishin afruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por posti i kryeministrit kishte shkaktuar ndarjen e LAN-it. Por arrestimi i Haradinajt në Francë duket se i ka bashkuar përsëri VV-në me Haradinajn. Asnjë subjekt politik në vend nuk e kanë vizituar Haradinajn më shumë se anëtaret e Vetëvendosjes.

Dy subjektet politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës të cilat kishin qenë të bashkuar në VLAN pas zgjedhjeve të viti 2014 ishin ndarë për shkak të mos koordinimit të postit të kryeministrit mes partnerëve të koalicionit.

Madje Haradinaj pasur një reagim të ashpër duke thënë se aj nuk mund të shkarravitet si deputet e Vetëvendosjes.

“Nuk mundem me u shkarravit. Jam gjeneratë tjetër. Nuk muj më hi në sporte të vogla. Nuk e boj atë send. Nuk muj me bo ato. Me kërku prej meje me u shkrry, bofshi hajr, kurrë jo”, kishte thënë Haradinaj.

Si duket arrestimi i Haradinajt në Francë me urdhër arrest nga Serbia ka ndihmuar që Vetëvendosja të afrohet përsëri me Haradinajn.

Pas më shumë se dy muaj në paraburgim të Ramush Haradinajt, Lëvizja Vetëvendosje është vizitorja më e shpeshtë nga subjektet politike që i kanë bërë Haradinajt.

Aida Dërguti, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, me 23 janar ishte e para nga ky subjekt politik që vizitoj Haradinajn në Francë.

Se Lëvizja Vetëvendosje po tregon përkushtim ndaj Haradinajt tregon fakti se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe deputetët e tjerë të kësaj lëvizje shfrytëzuan pushimin e përvjetorit të Pavarësisë për të vizituar në Francë.

“Shfrytëzuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. ‘Padrejtësia diku është padrejtësi gjithkund’”, ka shkruar Ahmeti.

Haradinaj, në Francë është vizituar edhe nga partneri i saj Nisma për Kosovën. Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë, Haxhi shala dhe kryetarit të Nismës për Gjermani Ajet Zmajlaj, kishin vizituar Haradinajn.

Kreu i AAK-së është vizituar edhe nga personalitet të ndryshme Nuri Seferi dhe Luan Krasniqi janë boksierët që kanë vizituar Haradinajn në Francë, por edhe gazetari Baton Haxhiu.

Por për dallim nga vizitorët e tjerët këngëtari Mehedin Pergjegjaj- Meda, kishte shkuar në gjykatën Franceze për të përcjellë vendimi që do të merret për Haradiajn./Insajderi.com