Fushë Kosovë: Çifti nuk merret vesh për fëmijët, rrah gruan e cila pastaj kërkoi mjekim

Rrah gruan në Fushë Kosovë.

Fushë Kosovë: Çifti nuk merret vesh për fëmijët, rrah gruan e cila pastaj kërkoi mjekim

Në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje për fëmijët, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës.  /Insajderi.com/