Qeveria me vendim të ri për kafiteritë

Qeveira e Kosovës ka marrë vendim të ri për gastronominë.

Qeveria me vendim të ri për kafiteritë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ka bërë të ditur rregullat e reja që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Hoti ka bërë të ditur se duke e parë që lokalet, kafiteritë e restorantet nuk po i respektojnë rekomandimet, atëherë siç tha Hoti, është rekomanduar që të ndryshojë orari.

“ Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Do të funksionojnë vetëm Take Away”, tha  Hoti.

Poashu edhe lëvizja do të kufizohet në disa qytete të mëdha nga ora 21:00. /Insajderi.com/