Reagon Shoqata e të drejtave dhe Pacienteve të Kosovës

Reagon Shoqata e të drejtave dhe Pacienteve të Kosovës

Në lidhje me vdekjet e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19, ka reaguar edhe Shoqata e të Drejtave dhe Pacienteve të Kosovës, duke thënë se statistikat e ditëve të fundit tregojnë që institucionet shëndetësore nuk po arrijnë të menaxhojnë situatën, njofton Insajderi.

Në reagimin e kësaj shoqate kërkohet edhe dorëheqje nga postet drejtuese për  Drejtorin e SHSKUK, ose të shkarkohet nga Bordi i SHSKUK – së.

Sipas Shoqatës së Pacienteve të Kosovës është gabim i madh të vihet në peshore shëndeti i njerëzve në favor të “shëndetit të ekonomisë”.

“Të vësh në peshore shëndetin publik si kundërvlerë e “shëndetit të ekonomisë” është qasje skajshmërisht e gabuar. Por, përkundër kësaj vërehet që vendi po kthehet në pikën zero ku “shëndeti i ekonomisë” dhe ai publik do të jenë seriozisht të rrezikuar”. /Insajderi.com