Bekim Haxhiu kërkon gjendje të jashtëzakonshme

Bekim Haxhi kërkon gjendje të jashtëzakonshme. Thotë se me këto masa nuk menaxhohet situata ku jemi.

Bekim Haxhiu kërkon gjendje të jashtëzakonshme

Në lidhje me pandeminë Covid-19 ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili kërkon që të mblidhet Kuvendi dhe të shpallë gjendje të jashtëzakonshme meqë gjendja është e jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

“Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht që ta miratojmë̈ Ligjin Anti-Covid-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, sepse gjendja është̈ e jashtëzakonshme”.

Sipas Haxhiu, masat e ndërmarra nga qeveria janë sipërfaqësore dhe nuk kontribuojnë në lidhje me situatën ku ndodhemi.

“Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë̈ sipërfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën.

“Rastet e vdekjeve nga COVID-19 po rriten çdo ditë, numri i të infektuarve gjithashtu. Masat mbrojtëse nuk po respektohen, prandaj duhet të vendosen masa me rigoroze që të shpëtohen jetët e qytetarëve”. /Insajderi.com