Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre që i ka dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë të ditur se caktimi i kompanisë britanike për të zgjedhur persona të caktuar në pozita të larta është e jashtëligjshme, sepse bie ndesh me ligjin aktual.
Rrjedhimisht, zgjedhja e Drejtorit të Doganave nuk ka vlefshmëri ligjore, pasi është bazuar në një dokument antiligjorë.
RTK ka siguruar një letër përmes të cilës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, i’a ka drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka sqaruar se kompania britanike, e caktuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës ne rekrutimin e udhëheqësve në pozita te larta drejtuese, është e jashtëligjshme për shkak se vendimi për te zgjedhur një kompanitë te tille nuk është shoqëruar me ndryshime ligjore.
Saktësisht, veprimet e kompanisë britanike bien ndesh me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Por, vërejte dhe këshillat e presidentit nuk janë marre parasysh nga kryeministri dhe ministri I financave me rastin e përzgjedhjes se Drejtorit te Doganave.
Me 7 shkurt presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dërgoi letër kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli ku shprehe shqetësimet për funksionimin e memorandumit të nënshkruar muaj më parë nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Ambasadori Britanik, Ruairi O’Conell.
Në letrën e siguruar nga RTK thuhet se memorandumi i bashkëpunimit pa përfshirjen e qëllimit të tij ne legjislacionin përkatës e bëjnë memorandumin që mos të jetë në pajtim me legjislacionin ne fuqi.
Vetëm një ditë më vonë, me 8 shkurt, duke u thirrur ne këtë memorandum, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i Financave Avdulla Hoti emëruan drejtorin e Doganave të Kosovës.
Në letrën e siguruar nga RTK, presidenti Thaçi konsideron që pavarësisht qëllimit të mirë të këtij memorandumi, i njëjti nuk është përcjellë me ndryshimet e nevojshme ligjore qe sipas tij është dashur te pasojnë pas nënshkrimit te tij.
Komunikimi mes Presidentit dhe Kryeparlamentarit ndodh pikërisht ne kohen kur para pak ditëve është zgjedhur drejtori i Doganave te Kosovës, përmes një vlerësim te dale nga memorandumi I cili po vlerësohet nga presidenti ne kundërshtim me rregulloret dhe legjislacionin ne fuqi. Për procesin e emërimit pati raportuar edhe RTK, duke raportuar se ky proces edhe mund te ketë pasur shkelje te evidentuara ne raportin vlerësues./Insajderi.com