Shqipëri, tre të vdekur nga COVID-19

Shqipëri, tre të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Shqipërisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë 71 raste të reja me Covid-19 dhe tre persona kanë humbur jetën.

Sipas MSH-së, trendi i shtuar i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka vijuar dhe gjatë javës që lamë pas, por njëkohësisht epidemia ka paraqitur një numër më të lartë të rasteve që janë hospitalizuar dhe të rasteve që kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, MSh thotë se janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm./Insajderi.com