"2 qeveri, 0 strategji"

PSD kritikon dy qeverisjet e fundit për situatën me Covid-19

PSD kritikon dy qeverisjet e fundit për situatën me Covid-19

Partia Social Demokrate e Kosovës, ka kritikuar qasjen e dy qeverive të fundit për keqmanexhimin e Pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.

Në komunikatën për media të kësaj partie thuhet që sistemi shëndetësor i rrënuar, dhe korrupsioni sistematik brenda këtij sistemi e pamundësojnë që të menaxhohet situata me pandeminë, e ku për më tepër këto dy qeveritë e fundit ka shpërfaqur mungesë aftësie për menaxhimin e kësaj krize.

“Arsyet e gjendjes aktuale janë të shumta. Sistemi shëndetësor i rrënuar nga mungesa e politikave shëndetësore dhe korrupsioni sistematik është qartë i paaftë të përballet me një krizë që po gjunjëzon edhe sisteme shumë më të avancuara shëndetësore. Përveç kësaj, arsye për krizën aktuale është edhe mungesa e një strategjie të qartë afatgjate në ballafaqimin me pandeminë nga të dy qeveritë që u përballën me të”.

Më tej PSD, ka rekomanduar hapar e nevojshëm që duhet ti ndjek qeveria aktuale e Kosovës për të dalur nga kriza e pandemisë.

“Qeveria duhet një orë e më parë të fillojë më hartimin e planit që përfshinë, ndër të tjera edhe këta hapa:

  • Kosova ka nevojë për epidemiologë, infektologë, mikrobiologë dhe aparatura diagnostifikuese RT PCR për SARS COV 2. Këtë ndihmë duhet ta kërkojmë jashtë Kosovës, nga vende qe kanë kapacitete të tilla.
  • Qeveria duhet të fillojë me urgjencë testimin masiv serologjik të qytetarëve, për të njohur situatën epidemiologjike.
  • Sipas protokolleve të ndryshme ndërkombëtare, kategoritë më të ndjeshme ndaj sëmundjes përfshijnë personat mbi 70 vjet, personat me sëmundje të caktuara kronike si diabeti, sëmundjet e sistemit respirator dhe kardiovaskular, personat me kancer dhe në kimioterapi, personat obezë etj. Për këtë arsye, trajtim i veçantë i i këtyre kategorive që përfshinë masat parandaluese dhe informimin e tyre dhe familjarëve të tyre për to është i domosdoshëm.
  • Duhet të hartohet një strategji e detajuar për ndërgjegjësim të qytetarëve rreth mënyrës dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjes. Komunikimi me publikun është jetik. Krahas kësaj, puna duhet të shtohet dhe të marrë një dinamikë të re”./Insajderi.com