New York Times, ka publikuar një shkrim të njërit nga miliona prindër që janë të brengosur për edukimin e fëmijëve të tyre dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid 19. Ky prind, në tekstin e tij ngrit një dilemë të madhe që po e imponon bota aktuale e influencuar krejtësisht nga virusi Corona.
“Javën e kaluar kemi pranuar një e-mail nga kujdestarët e fëmijëve të mi, me sqarimet e nevojshme se si do të ndodh rikthimi në objektet shkollore si dhe masat që do të merren në përputhje me situatën. Aty sqarohej se si një nxënësi i duhen 65 metra katrorë hapësirë në klasë dhe se si do të zhvillohej mësimi me orare të ndryshme.” shkruan prindi i brengosur.
“Po të kesh tre fëmijë, do të duhet t’i dërgosh tre herë në ditë në shkollë, pasi do të reduktohen nxënësit nëpër klasa e do të shtohen ndërrimet. E them me zë të lartë: Në Covid 19, ju mund të keni vetëm një fëmijë ose një punë, është i pamundur një skenar tjetër në këto rrethana.” shtoi ai, transmeton Insajderi.
“Kam biseduar me shumë prindër dhe ata kanë shqetësime të njëjta. Siç duket në këtë situatë, mund të mbijetosh vetëm nëse je i pasur” përfundon ai.
Covid 19 ka goditur çdo shtet në botë dhe përveç ekonomisë ka dëmtuar rëndë edhe edukimin e jetën sociale./Insajderi.com