Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga dy banorë të Vushtrrisë, të cilët thonë se po përjetojnë dhunë psikologjike nga një anëtar i familjes së tyre.
Bëhet fjalë për gruan e vëllait dhe fëmijët e saj, thuhet në raport, njofton Insajderi.
“Dy ankues kosovarë, kanë raportuar se në vazhdimësi kanë dhunë psikike nga bashkëshortja e vëllait dhe dy fëmijët e saj të dyshuar”, saktëson raporti.
Ankesa në polici është raportuar të dielën, rreth orës 18:00.
Ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Insajderi.com