Malishevë: Gruaja rrahet vazhdimisht nga burri dhe vjehrri saj

Dhuna në familje po vazhdon të jetë pjesë e pandalshme e shumë familjeve.

Malishevë: Gruaja rrahet vazhdimisht nga burri dhe vjehrri saj

Një grua në Malishevë ka raportuar se bashkëshorti dhe vjehrri saj kanë ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Të dyshuarit janë dërguar për mbajtje.

“Malishevë 06.07.2020 – 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshorti dhe vjehrri i saj) në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, kurse babai i tij është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com/