Kiçmari e akuzon Hotin. Thotë se uli dinjitetin e shtetit dhe theu protokollin.
Ambasadori i Kosovës në Australi dhe Zelandë të Re, Sabri Kiçmari ka reaguar ndaj marrëveshjeve që i ka nënshkruar Hoti në Francë, duke thënë se kjo është përulje e fuqisë dhe postit që përfaqëson dhe thyerje e protokollit, njofton Insajderi.
“E vlerësoj të rëndësishme secilën marrëveshje në mes të dy vendeve. Por, në rrafshin protokollar ka deficite serioze profesionale nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve nga kryeministri. Kryeministri Hoti nuk i ka nënshkruar marrëveshjet me Kryeministrin e Francës dhe as me Ministrin e Jashtëm, por me Sekretarin e Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre. Sekretari i Përgjithshëm i MPJ, në rangun protokollar është, së paku, tri shkallë nën kryeministrin”
Më pas Kiçmari ka thënë se shteti ka dinjitet protokollar dhe profesional, gjë të cilën do duhej ta dinte kryeministri Hoti./Insajderi.com