Doktori ia thotë ministrit: Masat e reja të qeverisë, jo që s’do ta ulin, por do ta ngritin numrin e infektimeve

Doktori ia thotë ministrit: Masat e reja të qeverisë, jo që s’do ta ulin, por do ta ngritin numrin e infektimeve

Elmi Olluri, shef i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, është shprehur tejet i shqetësuar me masat e reja të qeverisë së Kosovës.

Sipas Ollurit, masat e reja do të kenë kundërefekt sa u përket rezultateve.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, i ftuar bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se Kosova po bën gabim në hapa.

“Masat e reja jo që nuk do të ndikojnë në uljen, por do të ndikojnë në ngritjen e numrit të rasteve”, pohoi Olluri.

Ai ka këtë mendim, “sepse masat e marra sipërfaqësisht dhe kështu pjesërisht këtë funksion e kanë”.

“Jemi disa hapa mbrapa”, tha doktori duke shtuar se “lirimi nuk është dashur të bëhet i përnjëhershëm”./Insajderi.com

Operacioni nga kirurgu Olluri, mbetet unik në botë - Albinfo