Zemaj për situatën me COVID-19: Lëvizjet e pakontrolluara na i rriten numrat

Zemaj për situatën me COVID-19: Lëvizjet e pakontrolluara na i rriten numrat

Armend Zemaj nuk e ka asnjë dilemë rreth arsyeve që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Sipas ministrit të Shëndetësisë pas lirimit të masave të para filloi një lëvizje e pakontrolluar nga njerëzit dhe kjo bëri që të rritet numri shumë këto ditët e fundit, njofton Insajderi.

“Filluan lëvizjet e pakontrolluara dhe mos respektimi i masave në përgjithësi. Ishte e pamundur që të mos kishim raste në rritje”, pohoi Zemaj në një intervistë në Klan Kosova.

I pyetur për atë se a po dështon kjo qeveri e re ta menaxhojë situatën, krahasuar me qeverinë e kaluar, kur numri ishte shumë më i vogël, Zemaj tha se kjo s’ka lidhje me qeveritë, por me momentin e hapjes dhe lirimin e masave.

Ai gjithashtu foli për trajtimin që njerëzit i kanë bërë sëmundjes. Zemaj pohoi se jo vetëm qytetarët, por edhe intelektualët nuk e kanë trajtuar si duhet, madje janë vënë dyshime se a ekziston fare ky virus.

Gjithsesi, ajo çfarë Zemajt i jep shpresë është fakti që “fatmirësisht 80 për qind janë pa simptoma”./Insajderi.com