Zëvendëskryeministri me lajme nga Franca: Ende ka hezitim për vizat

Zëvendëskryeministri me lajme nga Franca: Ende ka hezitim për vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i cili ka qenë pjesë e delegacionit që sot u kthye nga vizita në Francë dhe takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se sa u përket vizave për Kosovën, ende ka hezitime, njofton Insajderi.

Franca, ka qenë pothuajse bllokuese për Kosovën dhe Selmanaj, në një intervistë në T7, pohon se mbase pozicioni ka lëvizur, por doza të hezitimit mbesin ende.

“Shteti francez ka ende dilema për shkak të eksperiencës së disa vendeve të Ballkanit. Për fatin e keq ka akoma, dilema hezitime. Nuk ka qasje bllokuese por vazhdon të ketë hezitime”, tha Selmanaj./Insajderi.com