Grenell i kënaqur që europianët organizojnë takime Kosovë-Serbi, shpreson në liberalizim të vizave

Emisari i Trump-it, Richard Grenell ka përgëzuar europianët për takimet që do të organizojnë në mes Kosovës dhe Serbisë, ai poashut ka shpresuar në liberalizëm të vizave.

Grenell i kënaqur që europianët organizojnë takime Kosovë-Serbi, shpreson në liberalizim të vizave

I dërguari i special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenelll tha se ai ishte i kënaqur që BE-ja do të organizonjë takime të përfaqësuesve të të dy palëve, që Shtetet e Bashkuara ofruan mbështetje të plotë, por edhe se ai shpresonte që të vendosen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.com

“Ne jemi të kënaqur që evropianët do të mbajnë takime në 10 dhe 12 korrik për bisedime të mëtejshme me Kosovën dhe Serbinë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme të liberalizimit të vizave për Kosovën do të përfundojë në këtë takim.” tha Grenell.

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë të udhehequr nga Bashkimi Europian vjen pasi katër ditë para se të ndodhë takimi në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykata Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit, Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. /Insajderi.com/