Grenell përsëri

Takimi i 19 korrikut në Bruksel ia siguron vizat Kosovës, shpreson diplomati amerikan

Vetë nuk arriti ta realizojë një takim mes Kosovës e Serbisë, por thotë se është i kënaqur që tash po realizohet ky takim përmes evropianëve.

Takimi i 19 korrikut në Bruksel ia siguron vizat Kosovës, shpreson diplomati amerikan

Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka shkruar përsëri në Twitter në prag të takimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shpresuar se në këtë takim do të zgjidhet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Shpresojmë se çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të kompletohet në këtë takim. SHBA-të kanë punuar fortë për ta vënë theksin mbi normalizimin e raporteve ekonomike në mes të dyja palëve sepse ne besojmë se është një hap i parë krucial për këtë problem të kamotshëm politik”, ka shkruar Grenell.

Takimi i 10 korrikut në Bruksel do të jetë i pari pas gati dy vjetësh ndërprerje të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ai po vjen në një kohë kur SHBA-të po angazhoheshin shumë për ta realizuar vetë një takim si ndërmjetësues.

Por, planet u prishën për shkak të aktakuzës që Specialja ngriti ndaj presidentit, Hashim Thaci, një ditë para takimit.

Iniciues i kësaj nisem ishte vetë Grenell.

Ai akuzohej se këtë po e bën për interesa personale. Për t’ia siguruar një fitore diplomatike shefit të tij, Donald Trump.

Por, diplomati mohon këto akuza.

“Ne asnjëherë nuk kemi besuar në një zgjidhje të shpejtë brenda një viti zgjedhor dhe kurrë nuk se fokusi jonë vetëm në normalizimin e ekonomisë do të bëhet shpejt”./Insajderi.com