Thaçi përkujton vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Të gjitha krimet u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përkujton krimin makabër të shtetit serb kundrejt vëllezerëve Bytyqi.

Thaçi përkujton vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Të gjitha krimet u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar vrasjen macabre të vëllezërve Bytyqi.

Thaçi ka shkruar në Facebook se Serbia lëre se nuk i ka dënuar kriminelët serbë të luftës, por edhe i ka ngritur në strukturat shtetërore.

“Edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë. Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb. Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Vrasja e vëllezërve Bytyqi ishte një nga shumë krime të kryera nga okupatori serb gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Insajderi.com/