Richard Grenell e falënderon Selimin për legalizimin e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë

Richard Grenell e falënderon Selimin për legalizimin e martesave mes personave të gjinisë së njëjtë

Ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, i ka ardhur një falënderim nga Richard Grenell, për deklarimin e Selimit se është duke përfunduar procedurat për Kodin Civil ku parashihet martesa mes personave të gjinisë së njëjtë, njofton Insajderi.

Kosova me Kushtetutë e ka të lejuar, por ligji ka qenë ndalesë për personat me gjini të njëjtë të martohen legalisht.

Prandaj nisma e Selimit është përshëndetur nga emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova legalizon martesat për personat e gjinisë së njëjtë. Faleminderit Selim Selimi”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Selimi ia ka kthyer Grenellit, po në Twitter.

I ka thënë se “ky është vetëm hapi i parë”.

“Kanë mbetur edhe disa hapa të tjerë, faleminderit gjithashtu ambasador”, shkruan ministri kosovar./Insajderi.com