Deklarohet Vuçiq

Vuçiq flet pas protestës, nuk ndryshon mendje: Jam për shtetrrethim – mbrëmë pamë dhunë politike

Mbrëmë është protestuar kundër shtetrrethimit të propozuar nga Vuçiq, por presidenti serb nuk ka ndryshuar mendje.

Vuçiq flet pas protestës, nuk ndryshon mendje: Jam për shtetrrethim – mbrëmë pamë dhunë politike

Aleksandër Vuçiq ka folur sot për herë të parë pas protestave të dhunshme që ndodhën mbrëmë vonë në Serbi.

Protestat erdhën pas deklarimit të Vuçiq që Serbia duhet të futet në shtetrrethim në mënyrë që të menaxhohet më mirë situata me pandeminë, njofton Insajderi.

Vuçiq deklaroi se Shtabi i Krizave vështirë se do të vendosë që të bëhet shtetrrethimi, por ai personalisht është pro një gjëje të tillë dhe se beson që kjo është zgjidhja, por sipas tij në Shtab nuk ka gjetur përkrahje për këtë ide.

Duke iu referuar protestës së mbrëmshme ai ka deklaruar se “mbrëmë kemi qenë dëshmitarë të dhunës politike më brutale në vitet e fundit”.

Presidenti serb tha se qeveria e udhëhequr nga partia e tij nuk ndalon askënd të protestojë dhe të tubohet, ndryshe nga se ka ndodhur në qeveritë e kaluara në Serbi./Insajderi.com