"Ne jemi mirë, ata ndjehen keq"

Driton Selmanaj: Shtetet anëtare të BE-së kanë filluar të ndjehen keq

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur në emisionin Rubikon në KlanKosova, ku e ka komentuat vizitën e delegacionit kosovar në Paris

Driton Selmanaj: Shtetet anëtare të BE-së kanë filluar të ndjehen keq

Selmanaj ka thënë se Franca dhe shumë shtete anëtare të BE-së, janë në parim që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të mbyllet, njofton Insajderi.

Lidhur me kushtet e mundshme që Kosova duhet ti plotësojë akoma për liberalizim vizash, Selmanaj tha se “kjo çështje ka kaluar në mendime të veçanta të secilit shtet, madje shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë filluar të ndjehen keq kur ne ua përmendin vizat. Ata e dinë dhe e pranojnë që e kanë tepruar me Kosovën”.

“Selmanaj ka shtuar se qeveria e Kosovës do të angazhohet katërçipërisht që kjo çështje të mbyllet, e jo të presim vlerësime e raporte të zakonshme lidhur me kushtet për Kosovën”. /Insajderi.com