Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar mundësinë që Maqedonia e Veriut të bëjë teste për qytetarët nga Kosova që hyjnë në territorin e saj. E quan të padrejtë.
Në emisionin Presing në T7, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut t’i detyrojë qytetarët e Kosovës ta bëjnë testin Covid-19 për tu futur më pas në atë territor, njofton Insajderi.
“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste, por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”
Zemaj ka shtuar se lidhur me këtë çështje, atëherë edhe nga pala jonë duhet të shqyrtohet mundësia për reciprocitet./Insajderi.com