Disa lagje të Prishtinës në terr

Disa lagje të Prishtinës në terr

Disa lagje të kryeqytetit sot kanë mbetur pa energji elektrike. Prishje të rrjetit elektrik ka pasur në daljen e Lubotenit.

KEDS ka konfirmuar se në disa pjesë të qytetit ka pasur prishje dhe rrjedhimisht në orët e mbrëmjes ata nuk kanë mundur që ofrojnë energji elektrike në lagjet si Velania, rruga e Dubrovnikut, lagjia e Muhaxherëve dhe një pjesë e parkut të qytetit.

Pas reagimit të ekipeve punuese të KEDS, problemet kanë arritur të sanohen dhe gjendja është kthyer në normalitet./Insajderi.com