Nuk kalon projektrezoluta e Vetëvendosjes – merr veç 31 vota pro

Nuk kalon projektrezoluta e Vetëvendosjes – merr veç 31 vota pro

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë në Kuvend me anë të së cilës kërkon, pos tjerash, zgjedhje të reja, të cilat do të prodhonin një qeveri të re, Insajderi.

Qeveria e re sipas Vetëvendosjes do të kishte legjitimitetin e plotë të dialogonte me Serbinë, pasi do buronte nga populli.

Por, me 31 vota për, 60 kundër dhe një abstenim, deputetët nuk e votuan rezolutën e Lëvizjes.

Rezoluta kishte katër pika gjithsejtë, përveç shkuarjes në zgjedhje, kërkonte edhe ritheksim të karakterit unitar dhe të paprekshëm të Kosovës, jo bisedime për shkëmbim territorial në mes Kosovës e Serbisë dhe miratimin e një platforme për dialog./Insajderi.com