Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve shtetërore, duke kërkuar të drejtat e tyre të garantuara me ligjet në fuqi.
Në këtë letër zjarrfikësit kanë adresuar në sërë kërkesash, të cilat sipas tyre do të ndikonin në përmirësimin e kushteve të punës dhe paga të dinjitetshme.
Në të kundërtën kanë paralajmëruar masa të tjera rigoroze, njofton Insajderi.
Zjarrfikësit duan kushte dhe paga më të mira.
“Kërkojmë që në rishikim te buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve te bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme,