Arbër Rexhaj ia përmend Armend Zemajt postin e vëllait – ministri nuk përgjigjet

Arbër Rexhaj ia përmend Armend Zemajt postin e vëllait – ministri nuk përgjigjet

Astrit Zemaj, vëllai i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është graduar ambasador dhe kjo është përmendur sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Astrit Zemaj pas marrjes së titullit, menjëherë është propozuar përfaqësues i Republikës së Kosovës për vendet e Bashkimit Evropian (BE), nëpërmjet misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës me seli në Bruksel.

Rexhaj e ka përmendur këtë gradim në seancën e sotme të Kuvendit.

Ka shprehur dyshime për mënyrën e gradimit dhe emërimit.

“A patjetër duhet që vëllezërit e motrat e ministrave dhe kryeministrave duhet të jenë superiorë, apo ne qytetarët për një mend nuk i meritojmë këto pozita?”, ka pyetur Rexhaj.

Pas fjalimit të Rexhajt, ministri Zemaj ka marrë fjalën, por nuk ka komentuar pozitën e vëllait të tij. Ka folur për cështje tjera që lidhen me situatën pandemike dhe masat e qeverisë për të menaxhuar me COVID-19./Insajderi.com