Nuk votohet rezoluta e Osmanit për shkarkimin e Rakiqit

Vjosa Osmani ka propozuar rezolutë për shkarkimin e Rakiqit.

Nuk votohet rezoluta e Osmanit për shkarkimin e Rakiqit

Rezoluta e Vjosa Osmanit për shkarkimin e zv-kryeministrit, Goran Rakiq pas deklaratës së Lista Serbe se do t’i bashkohen Vuçiqit në luftë për Kosovën.

Ky propozim i Osmanit nuk ka kaluar pasi ishin 55 vota pro, 1 abstenim – por pjesa tjetër e deputetëve nuk votuan. Në Kuvendin e Kosovës të pranishëm ishin 79 deputetë

Osmani ka thënë se Rakiq duhet të shkarkohet për shkak të deklaratave të tij kundër shtetit Kosovës, ajo për këtë ka pasur edhe debat të ashpër me deputën e AAK-së, Teuta Haxhiu që rezolutuën e Osmanit e ka quajtur, konsum ditor”.  /Insajderi.com/