Shuhet Grupi Parlamentar i NISMA-s

Nisma Socialdemokrate nuk ekziston më si grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës

Shuhet Grupi Parlamentar i NISMA-s

Dorëheqja e deputetit, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate ka bërë që ky grup parlamentar të mos ekzistojë më në Kuvendin e Kosovës.

Rrjedhmisht, Nisma Socialdemokrate humbë të drejtën që të jetë pjesë e komisioneve, të ketë staf politik si dhe shfytëzim të zyrëve që i takojnë grupeve parlamentare.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani tha se deputeti Haxhi Shala ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së.

Kështu, tashmë Nisma Socialdemokrate nuk ekziston si grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com/