Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, është përplasur me deputetin e Nismës për Kosovën, Endrit Shalën, pasi e ka quajtur deputet të pavarur, meqë pas daljes së Haxhi Shalës në AAK, ky grup parlamentar është shuar.
“Ka kërkuar fjalën deputeti Endrit Shala nga Nisma-AKR, në fakt deputeti Endrit Shala si deputet i pavarur sepse koalicioni Nisma-AKR nuk ekziston më“, ka thënë ajo.
Menjëherë ka reaguar Endrit Shala.
“Nuk jam i pavarur unë, mos jep komente ti, nuk mundësh të më tregosh mua a jam i pavarur apo nuk jam dhe kur të folësh me mua ke kujdes, ju nuk keni të drejt të më jepni mua mbiemra tjerë. Unë jam Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës, pikë, mësohu se e di që je mundu me vota të Serbisë mos ta leni Nismën këtu”, tha ai.
Ndërsa, Nagavci e falënderoi duke i thënë se është deputet i Nismës pa grup parlamentar./Insajderi.com