Haradinaj tregon për herë të parë: Thaçi ka qenë dëshmitar edhe në rastin tim

Haradinaj tregon për herë të parë: Thaçi ka qenë dëshmitar edhe në rastin tim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në një intervistë për T7, se nuk është hera e parë që presidenti Hashim Thaçi po udhëton për në Hagë që të japë deklaratë para gjykatës, njofton Insajderi.

Siç ka treguar Haradinaj, Thaçi kishte dhënën një deklarim edhe në rastin e tij, kur ai ishte i akuzuar.

Presidenti, që tani është vetë i akuzuar, këtë deklaratë e kishte dhënë në cilësinë e dëshmitarit.

Por, ashtu si tregon Haradinaj, ajo më pas nuk u përdor fare nga prokurori.

“Thaçi ka dhënë deklaratë edhe në gjykimin kundër meje në Hagë, por prokuroria nuk e ka përdorur fare, sepse nuk i ndihmonte asgjë kundër nesh, prandaj edhe nuk e ka përdorur”, pohoi Haradinaj/Insajderi.com