Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka deklaruar se ende nuk dihet se si ka ndodhur përhapja e virusit Covid-19, te foshnja e porsalindur, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se foshnja është nën kujdesin intensive dhe për momentin është në gjendje të mirë.
Sipas tij, ende nuk dihet rrugët e përhapjes së virusit, pasi foshnja ka lindur qe dy javë.
“Foshnja ka familjare me Covid dhe atëherë ne kemi vendos t’i bëjmë testin ku edhe ka dal pozitiv. Foshnja në Neatologjisë ku është një hapësirë e veçantë për këto foshnje dhe për momentin është në përmirësim e sipër”, deklaroi ai./Insajderi.com