Shifra të frikshme me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë janë rezultuar shumë qytetarë pozitiv me coronavirus, tani shifrat brenda ditës kanë filluar të jenë mbi 200 raste.

Shifra të frikshme me COVID-19 në Kosovë

207 raste të reja u raportuan pozitiv me coronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në mbrëmjen e së enjtës.

Kjo statistikë vjen pasi një ditë më parë Kosova shënoi rekordin e Zi më 204 persona që rezoltuan pozitiv me COVID-19 brenda 24 orëve.

Përderisa gjendja ishte alarmuese kur në Kosovë kishim rreth e mbi 100 raste me COVID-19, tani shfirat janë edhe më të frikshme.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë para deputetëve të Kosovës për menaxhimin e pandemisë, ndërsa dje nuk u votua ligji anti-COVID-19 pasi dështoi të futet në rend dite.

“BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE”, ka përsëritur edhe njëherë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në njoftimin ditor. /Insajderi.com/