Hoti e Vuçiq në videokonferencë

Hoti e Vuçiq në videokonferencë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, është paraparë të nis në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim po merret edhe si moment zyrtar i rinisjes së dialogut i cili është ndërprerë qe gati dy vjet./Insajderi.com