Shitësit e farave përfitojnë nga përvjetori i pavarësisë

Shitësit e farave përfitojnë nga përvjetori i pavarësisë
Burimi i fotografisë: Agan Kosumi / Insajderi

Të parët që kishin dalë në sheshet e Prishtinës, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ishin shitësit e farave. Ata shpresojnë që pas përfundimit të ditës së sotme të përfitojnë një shumë më të madhe të parave, se sa zakonisht.
IMG_7408

Tre llojet e farave, me shije të njelmëta, biberi dhe natyrale, 12 shitësit e farave që ndodheshin në sheshet e Prishtinës – “Nëna Terezë”, “Zahir Pajaziti” dhe “Skënderbeu” – i kishin vendosur në kuti të plastikës dhe tabak të ndryshëm.
IMG_7283

Blerim Rrustemi nga Fshati Resnik i Komunës së Klinës, ka 20 vite si shitës i farave. Ai tashmë atyre i ka vënë një emër  – “mish i terur”, pasi që sipas tij ato janë të cilësisë së mishit.
IMG_7368

Ai thotë se farat i merr direkt nga kungujt, të cilat më pas i pastron dhe i pjek, çmimi i të cilave është 25 cent për një gotë mesatare të “çajit rus”.
Rrustemi thotë se fiton deri në 10 euro në ditë, shkruan Insajderi.
IMG_7314

“Farave iu them mish i terur sepse janë të mira, qe 20 vite merrem me këtë punë dhe jam prezent në shumë qytete të Kosovës, në ditë zakonisht fitoj deri në 10 euro”, ka thënë Rrustemi .
IMG_7399

Jo shumë larg njëri-tjetrit gjenden edhe të tjerë shitës të farave të cilët thonë të njëjtën gjë sikurse edhe konkurrentët e tjerë. Sipas tyre farat të cilat shitën më së shumti janë farat e pjekura dhe me përmbajtje kripe. Mesatarisht ata pretendojnë se në ditë fitojnë 10 deri në 20 euro.
IMG_7372

Të gjithë prej tyre thonë se shitjen e farave e kanë punë parësore dhe janë pjesëmarrës në ngjarje të ndryshme ku mblidhen njerëz në numër të madh.
IMG_7306

“Me këtë punë merrem që nga pas lufta, në ndeshje futbolli, protesta, treg të veturave jam prezent për të shitur farat”, ka thënë njëri nga shitësit e farave, i cili është nga Komuna e Vushtrrisë. /Insajderi.com
IMG_7409