29.5 vjeç, mosha mesatare e personave që kurorëzohen në Kosovë

29.5 vjeç, mosha mesatare e personave që kurorëzohen në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nxjerrur statistikat për kurorëzimet në Kosovë dhe sipas këtyre të dhënave në vendin tonë janë kurorëzuar 17 mijë e 577 qifte vitin që lamë pas, njofton Insajderi.

Mosha mesatare e të martuarve për të dyja gjinitë ishte 29.5 vjeç, ndërsa ajo e burrave 31 vjeç dhe e grave 28.

Numri më i madh i kurorëzimeve ishin në komunën e Prizrenit (1 646 kurorëzime), ose 8.8%; në komunën e Prishtinës (1 364 kurorëzime), ose 7.3%; në komunën e Ferizajt (1 123 kurorëzime), ose 6.0%, etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri  i femrave të kësaj kategorie ishte 10 757, ose 61.2% dhe numri i meshkujve ishte 11 983, ose 68.2%./Insajderi.com