Hoti e Vuçiq takohen me 16 korrik

Hoti e Vuçiq takohen me 16 korrik

Kryeministri i Kosovës dhe ai Serbisë do të takohen me 16 korrik, merr vesh Radio Evropa e Lirë, njofton Insajderi.

Sipas të njëjtit informacion edhe takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet përmes një video-konference, kurse takimi Hoti-Vuçiq pritet të ndodhë katër ditë më vonë.

Ndërsa sot është zhvilluar takimi i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.

Takimi, për shkak situatës së krijuar nga pandemia, u zhvilluar virtualisht.

Megjithatë, përkundër rrethanave, ky takim virtual shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018./Insajderi.com