Shpend Ahmeti kritikon qasjen ndaj Isa Mustafës

Shpend Ahmeti kritikon qasjen ndaj Isa Mustafës

Në radhën e figurave publike që kanë reaguar ndaj reagimeve të sotshme që lidhen me dëshirën e disa qytetarëve për me vdek nga Covid-19 Isa Mustafa, ka reaguar edhe Shpend Ahmeti, njofton Insajderi.

Ahmeti është shprehur se është e pa besueshme që ka njerëz që i gëzohen fatkeqësive të të tjerëve për shkak të pikëpamjeve politike.

“Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi”.

Kujtojmë se sot zoti Mustafa e ka bërë të ditur lajmin se është i infektuar me virusin Covid-19./Insajderi.com