"Përplasje e njohur"

Buxheti i fut në sherr Vetëvendosjen dhe PDK-në

Përplasen sërish Vetëvendosje dhe PDK. Kësaj radhe buxheti është mollë sherri.

Buxheti i fut në sherr Vetëvendosjen dhe PDK-në

Seanca për rishikimin e buxhetit, është shoqëruar edhe me tensione ku janë përplasur deputetë të Vetëvendosjes dhe PDK-së, njofton Insajderi.

Deputetet e të dyja palëve kanë hedhur akuza të ndërsjella për qëndrimet e tyre rreth rishikimit të buxhetit.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë për kolegët e tij nga PDK-ja, edhe mbajnë qenrime oportuniste duke kritikuar dhe në fund e votojnë projekti propozimin për rishikimin e buxhetit.

“Sa i përket kolegëve të PDK-së, ata nga pozicioni oportunist i kritikës  dhe në fund duke e  votuar rishikimin e buxhetit, ta kujtojnë të kaluarën kur kemi pasur situata me LDK-në dhe PSD-në. Ne e dimë se ky rishikim i buxhetit çon në rrënim të mëtejmë të situatë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PDK-së, Uran Ismali i cili ka thënë se kjo votë e PDK-së është për të mirë të qytetarëve.

“Ne e thamë se vota jonë për sot është votË për qytetarë, por deputeti Aliu e quajti oportunizëm, por nuk e kishte këtë qëndrim kur e votuam kërkesën e Qeverisë Kurti”. /Insajderi.com