Haradinaj solidarizohet me Mustafën

Haradinaj solidarizohet me Mustafën

Në lidhje me infektimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, me Covid-19, ka reaguar edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka ofruar mbështetje morale dhe shërim të shpejtë për Mustafën, njofton Insajderi.

Haradinaj gjithashtu ka uruar edhe shërim të shpejtë për të gjithë qytetarët e vendit që janë të infektuar me Covid-19.

“I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus”.

Haradinaj ka apeluar edhe për kujdes dhe zbatim të masave për mbrojtje nga Covid-19./Insajderi.com