Zemaj: Sytë po i mbani te Qeveria – po maskat s’po i vendosini

“S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni”.

Zemaj: Sytë po i mbani te Qeveria – po maskat s’po i vendosini

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u është drejtuar qytetarëve përmes Facebook-ut.

Ai ka shkruar se të gjithë po i mbani sytë te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria”, ndërsa në anën tjetër “ju po harroni se s’po vendosni maskën”, njofton Insajderi.

Zemaj, u ka thënë qytetarëve se ata janë përgjegjës “të mos e çoni virusin në shtëpi”.

Përndyrshe qeveria do të imponohet ta vendos gjendjen e jashtëzakonshme.

“S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni”.

“Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, vazhdon Zemaj.

Ai në këtë status ka treguar edhe dëmet që i bëhen shteti nga përhapja e mëtejme e virusit, duke mos lënë pa përmendur se “hileqarët e shfrytëzojnë̈ për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet”.