Apel për kujdes

Thaçi apoelon për qytetarët: Zbatoni masat, ruani shëndetin

Presidenti i vendit flet për gjendjen e jashtëzakonshme. Bën apel që të respektohen masat anti-covid.

Thaçi apoelon për qytetarët: Zbatoni masat, ruani shëndetin

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti i vendit Hashim Thaçi  i ‘u është drejtuar qytetarëve të vendit, duke thënë se gjendja është e vështirë, dhe si pasojë duhet ndjekur udhëzimet në mënyrë rigoroze për të ruajtur shëndetin kolektiv dhe individual të gjithsecilit, njofton Insajderi.

“U bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë”.

Thaçi më pas ka falënderuar edhe të gjitha ata që u përballen dhe kontribuuan në luftimin e pandemisë Covid-19, e në veçanti personelin shëndetësor, si dhe ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që i kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e virusit Covid-19./Insajderi.com