"Paranojë apo realitet"

Albulena Haxhiu: Kjo qeveri e do gjendjen e jashtëzakonshme

Lidhur me mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm ka folur edhe Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se këta e duan vetë gjendjen e jashtëzakonshme

Albulena Haxhiu: Kjo qeveri e do gjendjen e jashtëzakonshme

Ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth paralajmërimit të qeverisë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshëm, e cila sipas saj vjen edhe si mungesë e aftësisë për të menaxhuar edhe si dëshirë e kësaj qeveria për ta shpallur të tillë gjendjen, njofton Insajderi.

Haxhiu më pas ka shtuar se u desh vetëm një muaj që kjo qeveri ta sjellë vendin në këtë gjendje, dhe në këtë mënyrë kur nuk ke plan, mjetet shndërrohen në qellim në vetvete

Reagimi i saj i plotë:

“Kjo është mënyra e atyre që operojnë me ekstreme dhe pa asnjë plan. Prej hapjes totale në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo më së miri shpreh se këta nuk kanë fare lidhje me menaxhim. Gjendja e jashtëzakonshme do të mund të vinte, në ndonjë rrethanë, vetëm si mosmjaftueshmëri e masave, por jo zëvendësim i vonë i mungesës së masave.

E gjithë sjellja e këtyre ditëve e këtyre personave të qeverisë Koti ka qenë demobilizuese, çorganizuese dhe asapak që nxit kujdes tek vet qytetarët. Ju nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Përkthyer më thjeshtë kjo i bije që: ne nuk dijmë të menaxhojmë, të analizojmë, të shkojmë në masa graduale dhe tash jemi të detyruar me masën ekstreme të sjellim rend. Më shumë si mjet i domosdoshëm këta duket se e kanë dashur gjendjen e jashtëzakonshme si fazë të domosdoshme.

Pa plan mjetet bëhen qëllim në vetvete, nëse tashmë ky nuk ka qenë plan në vete”./Insajderi.com