Edhe 4 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Edhe 4 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Gjatë ditës së sotshme janë shënuar edhe 4 vdekje të reja si pasojë e Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK gjatë njoftimit të përditshëm, nga ku sot rezultojnë gjithsej 101 të vdekur për dallim nga dje më 10 korrik që ishin 97 të vdekur.

Deri më sot në Kosovë janë numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Nga këto shifra  të shëruar janë 2.156 raste, kurse  numri i rasteve aktive është 2.259./Insajderi.com