Numër i madh i të shtrirëve nëpër spitale për shkak të coronavirusit

01 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. ​301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme

Numër i madh i të shtrirëve nëpër spitale për shkak të coronavirusit

Shërbimi Klinik Spitalor të Kosovës ka treguar për gjendjen aktuale të të infektuarëve me coronavirus.

301 pacientë me coronavirus janë në hospitalizim në QKUk dhe Spitalet e Përgjithshme të Kosovës, 19 prej tyre po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme

“ 301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. ​301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.  Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë. Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.

Tashmë çdo ditë po raportohen mbi 200 raste pozitiv me COVID-19 dhe numri i të infektuarëve që po detyrohen të hospitalizohen është shumë më i madh

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdon po apelon në respektin të udhëzimeve shëndetësore. /Insajderi.com/